Champions League është zjarr, Interin e pret short ferri

0

Champions League sezonin e ardhshëm do të jetë flakë që në grupe. Real Madrid, Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Napoli dhe Totenhemi janë të konfirmuara në vazon e dytë, kurse në të parën janë ekipet kampione në gjashtë ligat me koeficientin më të mirë.

Gjithashtu aty përfshihen edhe fituesit e Champions League dhe Europa League, çka e çon në tre numrin e klubeve angleze në vazon e parë. Interit mund t’i rezervohet një short “ferri”, pasi është përfshirë në vazon e tretë. Atalanta, që për herë të parë merr pjesë në Champions, grupohet me ekipet e tjera në vazon e katërt.

VAZO 1: Liverpul, Çelsi, Barcelona, Mançester Siti, Juventus, Bajerni Mynihut, PSG, Zenit
VAZO 2: Real Madrid, Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Napoli, Shaktar Donjeck, Totenhem
*VAZO 2 OSE 3: Benfika, Lion
VAZO 3: Bajer Leverkuzen, Salzburg, Valencia, Inter
VAZO 3 OSE 4: Lokomotiv Moskë, Genk, Gallataraj, Lajpcig
VAZO 4: Lilë, Atalanta

*Lioni do të përfshihet në vazon e dytë nëse Porto, Ajaksi dhe Dinamo e Kievit nuk kualifikohen në fazën e grupeve. Benfika do përfshihet në vazon e dytë nëse Porto ose Ajaksi nuk shkojnë në grupe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.