Champions, Kukësi dhe Shkëndija zbulojnë kundërshtarët e mundshëm

Është hedhur shorti dhe janë përcaktuar rivalët e mundshme të ekipeve shqiptare dhe të tjerave që kalojnë në turin e tretë të Champions League. Kukësi, në rast se arrin të kalojë Karabakun, do të përballet me skuadrën e kualifikuar mes Bate Borisov dhe Helsinkit.

Për Shkëndijën e Tetovës do të jetë më e vështirë nëse bëjnë tutje. Kuqezinjtë gjejnë austriakët e Salzburg, por për t’u përballur me ta duhet që të kalojnë me sukses moldavët e Sherifit të Tiraspolit.

CHAMPIONS LEAGUE – Turi i tretë
Shorti për ekipet kampione
Sëlltik (SCO)/Rosenborg (NOR) – AEK Athinë (GRE)
Salzburg (AUT) – Shkëndija (MKD)/Sherif (MDA)
Crvena Zvezda (SRB)/Suduva (LTU) – Legia Varshava (POL)/Spartak Trnava (SVK)
Kukësi (ALB)/Karabak (AZE) – BATE Borisov (BLR)/HJK Helsinki (FIN)
Astana (KAZ)/Midtjylland (DEN) – Dinamo Zagreb (CRO)/Hapoel Beer-Sheva (ISR)
CFR Kluzh (ROU)/Malm0 (SWE) – Ludogorets Razgrad (BUL)/Vidi (HUN)

Shorti për ekipet jo kampione
Standard Liezh (BEL) – Ajaks (NED)/Sturm Graz (AUT)
Benfika (POR) v Fenerbahçe (TUR)
Slavia Praga (CZE) – Dinamo Kiev (UKR)
PAOK (GRE)/Bazel (SUI) – Spartak Moskë (RUS)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *