Champions apo Kupa e Botës? Bufon e shpjegon në mënyrë perfekte!

0

Ditën e djeshme kombëtarja italiane e Botërorit 2006 u prit nga presidenti italian Serxhio Matarela, i cili i nderoi në një ceremoni të bukur.

Gjatë ceremonisë portieri legjendar Xhixhi Bufon tregoi një anekdotë të bukur me protagonist brazilianin Dani Alvesh, që në një farë mënyre përmbledh gjithë kuptimin e triumfit në një Kupë Bote.

“A e di sa e rëndësishme është ajo që bëmë në 2006? E di, e di. Po ju tregoj diçka: para disa ditësh Dani Alvesh po më shihte si i ngrirë. Më tha: “Xhixhone, do doja shumë të të jepta 5 Champions League që kam fituar, nëse më jep Kupën e Botës që ke fituar ti. Champions është super, por Botërori më jep ndjesinë që kam bërë diçka për vendin tim. Ti po lufton kaq shumë për një Champions, por do të t’i jepja të gjitha për Kupën e Botës”.

Bufon ka qenë pjesë e Juventusit për 17 vite, duke fituar trofe me shumicë, por asnjë Champions, trofe që ëndërron ta fitojë në Paris.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.