Champions anglez, kjo nuk ndodhte prej një dekade

Janë përcaktuar tashmë 8 ekipet që do të vijojnë garën për të fituar Champions League dhe për herë të parë që prej vitit 2006 nuk ka asnjë klub gjerman në çerekfinale.

Është një Champions anglez, sepse 4 ekipe janë nga Premier Liga, diçka që nuk ndodhte prej vitit 2009.

Megjithatë, atë vit Champions nuk shkoi në Angli, sepse e fitoi Barcelona, që shpreson te përsëritja e historisë.

Shorti për çerekfinalet do të hidhet të premten, më 15 mars në mesditë, në Nion të Zvicrës. Shorti, siç informon UEFA, do të përcaktojë edhe çiftet gjysmëfinaliste të mundshme. Në short nuk ka më kritere, çdo ekip mund të përballet me çdo rival.

Barcelona është tashmë shpresa e madhe e Spanjës, ashtu si Juventusi shpresa e Italisë, ndërsa Anglia është e përfaqësuar denjësisht nga 4 klube, me Mançester Sitin dhe Liverpulin që duken më të kompletuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *