Challand me pikëpyetje të mëdha pas shortit: Ndeshje të vështira, por jam i lumtur

Në Amsderdam goglat e shortit të Ligës së Kombeve e vunë Kosovën përballë Greqisë, Sllovenisë dhe Moldavisë. Një grup jo shumë i thjeshtë për dardanët, ndonëse ecuria pozitive që trajneri Shaland ka pasur të bën të besosh se Kosova mundet. E pikërisht ky i fundit ka komentuar rivalët e grupit C duke mos pasur as vet një opinion të qartë mbi përballjet.

“Nuk është short i mirë, por nuk jemi të zhgënyer. Greqia e Sllovenia janë kombëtare shumë të forta, por edhe Moldavia është skuadër e mirë. Ky është një rast i mirë që të bëjmë progres dhe të zvhillohemi si ekip. Unë jam i lumtur, por është mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e ardhshme, sepse praktikisht jemi në grup të vështirë, por është mirë që luajmë ndaj tyre”, tha Challand./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *