Çfarë tersi Ekuban, dëmtohet sapo rifitoi formacionin

Një ndër lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore në dekadat e fundit, Keileb Ekuban, iku këtë verë në Angli, ku firmosi për Lidsin, që pagoi rreth 550.000 euro për t’ia marrë Kievos.

Sulmuesi ganez ka impresionuar të gjithë në Lids, duke spikatur për aftësitë e tij jo thjesht për të shënuar, por edhe për të ndërtuar repart i vetëm dhe për të vrapuar a fund.

Megjithatë, sapo nisi sezoni, kur shënoi edhe në kupë, Ekuban u dëmtua rëndë dhe mungoi për tre muaj.

Pak javë më parë ish-sulmuesi i Partizanit u kthye në fushë dhe menjëherë titullar, me Lidsnin që u përmirësua ndjeshëm dhe është afruar sërish me zonën play-off. Megjithatë, javën e shkuar erdhi lajmi i hidhur: Ekuban është dëmtuar sërish dhe ka një frakturë në këmbrë, por për fakt nuk i duhet të operohet, që do të thotë se do të mungojë 4-6 javë dhe do të kthehet në fushë në fund të janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *