Çfarë surprize, Flamurtari dhe Vllaznia nuk luajnë dot në Europë!

Ajo qr duhej prej kohësh, është bërë zyrtare edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit: disa klube të Superiores nuk marrin licencën për të luajtur në kupat e Europës dhe mes tyre janë edhe Flamurtari e Vllaznia.

Për të dyja këto klube Sport Ekspres ka shkruar me kohë që nuk kanë shanse të licencohen për shkak të borxheve të mbartura nga sezonet e shkuar, ndërkohë që Vllaznia ka vetëm në tatime një mal me borxhe.

Shkodranët kanë aplikuar kot, sa për të bërë detyrën, ashtu si Lushnja, ndërsa licencë nuk i është dhënë as Kamzës.

Flamurtari e apeloi vendimin dhe nisi të shlyente borxhet, por nuk ka mundur të licencohet, edhe për faktin se UEFA nuk toleron më dhe rasti Tirana është domethënës. Tani e tutje, klubet mund të licencohen vetëm duke qenë të pastër edhe për sezonet paraardhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *