“Çfarë s’kam parë sivjet, ja pse e kam të vështirë të respektoj një si Sarri!”

Mauricio Sarri tenton të zhvillojë një futboll shumë të bukur. Italiani është besnik dhe fanatik i skemave të tij. Dikë e acaron kjo gjë, ndërsa të tjerë ia pëlqejnë shumë stilin. Geri Kahill luan prej 7 vitesh me Çelsin. Mbrojtësit të njohur i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovojë, pasi nuk është prioritet i trajnerit.

Në një prononcim për mediat angleze, 33-vjeçari zbulon një detaj që nuk i pëlqen fare nga ish-trajneri i Napolit. Megjithatë, ai thekson se nuk ka pengje dhe do të largohet me kokën lart nga klubi ku fitoi gjithçka.

Nëse nuk e aktivizon një futbollist, një, dy, tre apo katër herë, nuk ke se pse i shpjegon gjë atij. Por nëse bëhen tetë apo nëntë ndeshje, ty si trajner duhet që të japësh shpjegimet e duhura se çfarë po ndodh. Sarri nuk e bëri kurrë një gjë të tillë.

Kam parë disa situata aspak të drejta me lojtarë që janë shpallur kampionë me Çelsin. Nuk po flas për veten time. Bëhet e vështirë për mua të respektoj dikë, i cili nuk ka respektuar fare atë që kemi fituar ne me këtë klub. Unë do të largohem me kokën lart”, thekson mbrojtësi anglez i “Bluve të Londrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *