Çfarë rritje ekonomike, mbushen arkat e Interit!

Situata në fushën e blertë nuk është më e mira e mundshme për Interin, që ka marrë vetëm katër pikë mbas tre ndeshjeve të para, por ndryshon situata në aspektin financiar. Klubi zikaltër po përjeton një moment të artë dhe rritja ekonomike e vitit të fundit është e barabartë me 100% të vitit të kaluar.

Siç citon “Brand Finance”, klubi ka hedhur një hap të madh përpara, duke kaluar nga 151 milionë euro në 389 milionë euro fitime. Suning ka kontributin e vet të rëndësishëm në këtë rritje ekonomike.

Vitin e kaluar klubi ndodhej në vendin e 28-të, ndërsa sivjet ndodhet në vendin e 13-të. Një rritje rekord për klubin, që ka rritur fitimet me trefish krahasuar me vitin e fundit të Erik Tohir. E ardhmja është akoma dhe më e mirë, ndërsa mbetet vetëm reagimi i ekipit dhe rikthimi te seritë e fitoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *