Çfarë prezantimi! Rashica gjen golin e parë gjerman

0

Milot Rashica shpërthen në Bundesligën gjermane. Pas kalimit nga Vitese te Verder Bremeni, sulmuesi i Kosovës, i cili deri para Euro 2016 luante për Shqipërinë, debutoi në formacion, por më pas qëndroi disa ndeshje në stol, pasi qartësisht ka nevojë për kohë, për t’u ambientuar.

Megjithatë, sot erdhi momenti i prezantimit para tifozerisë së vet, duke luajtur ndeshjen e parë shtëpiake në formacion, pasi u dëmtua para ndeshjes Bargfrede.

Fati është vendimtar në futboll, sepse Rashica e gjeti veten papritur në formacion dhe në minutën e 58-të shënoi golin e avantazhit 2-1 kundër Këlnit.

Kundërsulm i shpejtë i Verderit, Kainc pasoi për Rashicën, i cili me qetësi gjuajti lehtë dhe shënoi.

Në minutën e 67-të Rashica u zëvendësua, duke u përshëndetur ngrohtësi nga gjithë tifozët e Verderit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.