“Çfarë po ndodh mam!”, rrëfehen Hamiti dhe bashkëshortja

0

Eldorian Hamiti ishte arbitri i radhës që ra pre e dhunës në stadiumet shqiptare. Tifozë, të afërm të presidentit të Kamzës Naim Qarri, por edhe vetë ai, goditën arbitrin lezhjan. Arbitri që mban edhe stemën e FIFA-s e konsideron veten të vrarë, ndërkohë që zbulon se forcat e sigurisë nuk reaguan të gjithë gjatë incidentit. Në shënjestër edhe Policia e Shtetit.

“Unë, atje, për ata isha i vdekur, në kuptimin e gjerë të fjalës. Policia private i thërriste me emra dhe dukej se njiheshin. Ata nuk reaguan, me përjashtim të një-dy personave. Më pas edhe Policia e Shtetit ishte e pa orientuar”, rrëfen Hamiti në “Top Channel”.

Penallti dhe dhunë

Penallti e dhene në fund të ndeshjes Kamza-Laci dhe dhuna ndaj arbitrit të ndeshjes

Gepostet von DigitAlb am Sonntag, 3. März 2019

Ngjarja e rëndë është ndjekur nga televizioni nga bashkëshortja e tij dhe djali 5-vjeçar. Partnerja e Hamitit do donte që ai të tërhiqej. “Për mua do e kishte lënë karrierën, pavarësisht komenteve që dëgjojmë ‘jo u bëtë rehat’, apo akuza të ndryshme që bëjnë. Ju e shikoni që jetojmë normalisht, si gjithë të tjerët. Nuk është se po shoh të ardhura kushedi se çfarë dhe të gjej forca ta mbështes në këto situata në prezencë të djalit, siç ndodhi të dielën”, rrëfen bashkëshortja, dukshëm e pikëlluar.

Ajo zbulon momentet e vështirë dhe fjalët e të birit: “Çfarë po ndodh mam, çfarë po ndodh me babën? Kush po e gjuan babën’. Nuk e di, të paktën duhet të kenë mbështetje nga policia. Jam ndjerë shumë nën presion, jam ndjerë shumë keq. Nuk di çfarë të them”.

Moment nga tensioni, Qarri merr në mbrojtje Hamitin | Foto: LSA

Hamiti më tej thekson se nuk do ta lërë arbitrimin, madje është gati të zbresë në fushë që këtë javë: “Djali më ka pritur zgjuar deri në 11 të natës, ngaqë jemi mësuar. Nuk flinte gjumë pa ardhur unë, pavarësisht se nuk e shpreh. Tërheqja? Unë në fushë e kam vendin, aty jam rritur. Nuk kam ardhur dje, e kam nisur sportin 7 vjeç dhe tani jam 36 vjeç. Unë jam i gatshëm të hyj në fushë që javën tjetër. Ka lënë shenjë, madje shumë. Por do ecim përpara”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.