Çfarë ndryshimi! Shumë bileta të pashitura për Kosovën, vjen me 50% zbritje

Gjithmonë jemi mësuar që kur Kosova ndeshet, të kemi lajme se biletat janë shitur për 20 minuta nga dalja e tyre. Por kjo nuk ndodhë për takimin e 10 tetorit, atje ku dardanët do të përballen ndaj Gjibraltarit.

Megjithëse kanë kaluar shumë ditë nga dalja e tyre në treg, më tepër se 4000 bileta kanë mbetur ende pa u shitur. Madje Federata Kosovare e Futbollit ka bërë edhe disa ulje çmimesh për grupimet, në mënyrë që stadiumi të mos jetë i boshatisur.

“Dardanët” kanë njoftuar në “Facebook” se do të kenë 50% zbritje të çmimit ndaj Gjibraltarit, për të qenë në përkrahje të Kosovës. /Sport Ekspres/