Çfarë ndodh me Tiranën? Vende të para në kampionate, fiton Kupën edhe U-19 e Devollit

Tirana U-19 e udhëhequr nga Bledar Devolli ka ngritur sot trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi me shifrat 3-2 Shënkollin në finale. Ndeshja u luajt në “Air Albania” dhe pa si fitues bardheblutë. Kryeqytetasit po gëzojë një formë të jashtëzakonshme jo vetëm në ekipin e parë, por edhe në to zinxhirë. Sukseset e Tiranës A janë pasuar edhe nga moshat, teksa 17 vjeçarët një javë më parë do të fitonin Kupën për këtë grupmoshë dhe në finale mposhtën Partizanin. Gjithashtu U-17 e Tiranës mban edhe vendin e parë në renditje, po ashtu sikurse Tirana U-19 dhe Tirana A.

Ndërkohë finalja e sotme është hapur me një autogol të lojtarit të Shënkollit, Uku, që i fali avantazhin bardhebluve, pas 60 minutash me rrjeta të paprekura.  Elezi do të çonte shifrat në 2-0 vetëm 8 minuta më vonë, ndërsa Stafa gabon nga pika e bardhë e penalltisë 3 minuta pas golit të dytë.

Një rrjetë e tundur në të 86-n nga Shënkolli ndez shpresën te këta të fundit për të arritur shtesat, por Tirana dëshiron t’i japë fund takimit brenda 90 minutave dhe kundërpërgjigjet menjëherë në të 87-n me anë të Stafës. Një gol ky që vendosi edhe fatin përfundimtar të ndeshjes, teksa goli i Hoxhës minutën e dytë të kohës shtesë nuk do të vlente thjesht për statistikë. Kështu Tirana duhet t’i gëzohet momentit të artë që po kalon në këtë sezon, që duket se është i saji./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *