Çfarë nderimi për kundërshtarin, tifozët zikaltër mahnisin legjendën e Kievos

Interi mposhti Kievon dhe është shumë afër kualifikimit në Champions. Rreth 58 mijë tifozë zikaltër mbështeten ekipin e zemrës dhe i dhuruan emocione të paharrueshme sulmuesit Serxho Pelisier.

40-vjeçari i Kievos do ta mbyllë me futbollin e luajtur në fund të sezonit. Futja e tij në fushë në minutën e 80-të ishte një moment fantastik. Duartrokitje nga gjithë stadiumi, që i bëri respektin e duhur një goleadori të frikshëm në fushë.

22 vite karrierë, pjesë e Kievos prej vitit 1999 dhe 134 gola të shënuar e kthejnë Pelisier në një legjendë të klubit nga Verona. Vetë lojtari u befasua nga ky nderim i merituar në një tempull si San Siro.

Gjest i bukur i tifozëve të Interit, të cilët treguan anën e tyre humane dhe sportive, duke i dhuruar një mbrëmje unike një futbollisti që ishte kapiteni dhe simboli i përrallës Kievo, që për fat të keq do i duhet të luftojë fort në Serie B për t’u kthyer përsëri në elitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *