Çfarë mesazhi/ Gasperini tregon sekretin e madh të Atalantës: Foto të ujqërve për lojtarët, nëse nuk vrapon edhe në stërvitje…

Nga Klaudio Ndreca

Atalanta është përralla më e madhe për futbollin në Itali, ndërsa do të kualifikohej për herë të parë në sezonin që lamë pas në “Champions League”. E kur të gjithë prisnin një eliminim që nga faza e grupeve, ekipi nga Bergamo kaloi më tej dhe do të vazhdojë turneun më të njohur të Europës.

Në një intervistë për “The Guardian”, arkitekti kryesor i kësaj arritje, Gasperini, ka shpjeguar gjithçka. Për ta nisur që me një foto të ujqërve në dhomën e zhveshjes, duke ia bërë të ditur të gjithë lojtarëve sesa të rëndësishëm janë për skuadrën. Gjithashtu edhe me një “stërvitje ushtarake”, për t’i lënë që të kuptohet se nuk përgatiten fortë, atëherë është e pamundur që të kenë sukses.

“Futbollistët duhet që gjithmonë të djersisin në seancën stërvitore. Gjithmonë kam thënë, më frikësojnë nëse nuk punojnë në ritëm të lartë. Për të fituar, duhet të sakrifikosh. Nëse nuk vrapon në stërvitje, si mund të vraposh në ndeshje nëse nuk e bën në stërvitje?

Gjithashtu kam vendosur një foto të ujqërve në dhomat e zhveshjes. Ka ujqër në pjesën e përparme, disa në mes dhe më pas një që qendron në fundin e kopesë. Ata që janë të parët vendosin ritmin, ndërsa ata që vijnë më pas janë më të fortët, janë ata që mbrojnë kur sulmohen nga të tjerët. I fundi është shefi, ai duhet të sigurohet që askush të mos jetë pas”, tha Gasperini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *