Çfarë lufte për barazim, “Këpuca e Artë” ndahet në 3 pjesë në Angli

Mançester Siti e mbrojti me sukses titullin kampion në Premier League, duke e lënë vetëm një pikë pas Liverpulin. Skuadra e kuqe, e drejtuar nga Jurgen Klop, bëri një sezon të madh, por sërish nuk arriti te titilli kampion. Megjithatë, dy sulmuesit, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, e kanë fituar nga një trofe.

Dy sulmuesit e Liverpulit, së bashku me bomberin e Arsenalit, Pierr-Emerik Obamejang, e mbyllën sezonin në Premier League me nga 22 gola, duke ndarë kështu trofeun e “Këpucës së Artë”. Sezonin e shkuar, Salah e fitoi i vetëm këtë çmim, pasi shënoi 32 gola.

Ky sezon në Premier League ka qenë historik dhe i paharrueshëm, jo vetëm për luftën sa i takon titullit kampion, por dhe për çmimin e golashënuesit më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *