Çfarë kapiteni! Shkëndija krijon varësi nga Bejtullai, e pëson vetëm pa të në fushë

Egzon Bejtullai është lideri i Shkëndijës jo vetëm për faktin që mban shiritin e kapitenit, por edhe për atë që ofron në fushën e lojës. Vetëm shihni me kujdes statistikat e ekipit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Pas asaj krize të kaluar me 3 ndeshje të para, duke i bashkuar edhe gabimet në Europë, mbrojtësi 23-vjeçar ka qenë tek më të mirët në fitoret ndaj Rabotniçkit, Renovës dhe Struga Trim. Në të gjitha këto ndeshje ka edhe një të përbashkët tjetër të madhe. Me lojtarin që ka shiritin e kapitenit në mbrojtja, Bejtullain, Shkëndija e Tetovës nuk pësoi asnjë asnjë gol të vetëm.

Në dy ndeshjet e radhës ndaj Vardarit dhe Shkupit që u dëmtua Bejtullai, do të pësoheshin edhe 4 gola. Fillimisht me barazimin 2-2 ndaj rivalëve të përjetshëm dhe në humbjen 2-0 ndaj Shkupit. Në javën e 9 të kampionatit, Bejtullai kthehet në fushë pas dëmtimit dhe risjellë qetësinë te Shkëndija e Tetovës. Sërish asnjë gol i pësuar teksa u barazua me Vardarin 0-0, ndërsa për t’u përmirësuar ishte vetëm pjesa e sulmit. /Sport Ekspres/