Çfarë ekipi! Kapelo zgjedh lojtarët më të mirë që ka drejtuar

Fabio Kapelo në karrierën e tij ka fituar gjithçka me Milanin, Romën dhe Juventusin, ndërsa në dy dekada në nivele të larta ka drejtuar disa nga lojtarët më të mirë në planet. Ditët e fundit trajneri i famshëm ka përpiluar formacionin më të mirë nga lojtarët që ka drejtuar.

Skema 4-3-3, shumë ofensive, edhe pse realisht Kapelo nuk ka qenë adhurues i skemave të tilla, aq sa në sezonin 1993/94 Milani doli kampion me një rekord negativ për sa u përket golave të shënuar dhe duke mos shënuar asnjëherë më shumë se dy gola për takim.

Shumë Milan, shumë Amerikë e Jugut, dy dilema, sepse nuk mund të lësh jashtë emra si Rajkard e Ronaldo Fenomenin.

Portier: Bufon
Mbrojtës i djathtë: Kafu; Qendërmbrojtës: Maldini; Qendërmbrojtës: Barezi; Mbrojtës i majtë: Roberto Karlos
Regjist: Redondo/Rajkaard
Anësor ofensiv i majtë: Saviçeviç; Anësor ofensiv i djathtë: Raul
Sulmues i tërhequr: Toti; Sulmues: Gulit/Ronaldo; Sulmues: Van Basten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *