Çfarë do të bëhet me Superioren? Ja se kur do të merret vesh, Shqipëria pret përgjigjen për pak orë

Futbolli është i mbyllur thuajse në gjithë Europën, pas pandemisë së rënë në zemër të saj. Deri tani është folur shumë pak për futbollin dhe ka pasur më tepër polemika për ndarjen e kampionateve, me këto të fundit që do të shtohen së tepërmi në ditën e nesërme.

Nga “Seria A” te “La Liga”, situata është e ndezur pasi ka dy ekipe në garë në secilin kampionat që pretendojnë të fitojnë titullin kampion. Një përgjigje pritet me shumë kureshtje edhe në Shqipëri, për të mësuar fatin e Superiores, por pa harruar edhe nivelet e tjera të futbollit në vendin tonë dhe në kategoritë më të ulëta.

Por kur do të merret vesh fati i kampionatit dhe sesi do të vazhdojë, apo me çfarë ndarje të re? Nesër në orën 13:00 gjërat do të kristalizohen. UEFA do të bëj një mbledhje emergjente, mes 55 Federatave. Kjo mbledhje do të bëhet në mënyrë online, pasi jo në pak raste kanë rezultuar pozitiv nga Koronavirusi edhe zyrtarë të lartë nga këto takime, si në rastin e presidentit serb të futbollit.  Menjëherë pas saj, do të mësohet zyrtarisht edhe ndarja që do të ketë futbolli në Shqipëri dhe më gjerë pas situatës anormale që po kalojmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *