Çfarë debutimi për Ernest Gjokën! Fiton 4-0 me ekipin që pretendon titullin në Kosovë

Ernest Gjoka e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Shkëndija e Tetovës. Trajneri shqiptar ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Dritës, që pretendon titullin kampion në Kosovë.

Megjithëse ishte vetëm një ndeshje miqësore, për të parë skuadrën dhe për t’u njohur më mirë, pasi jemi në pushimin e Kombëtareve. Gjithashtu interesant është fakti se të gjitha golat kanë ardhur në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi në barazim dhe me rrjeta të paprekura.

Misioni i Gjokës është që të luftojë për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu të bëj sa më mirë edhe në kualifikueset e “Europa League” apo “Champions League”. /Sport Ekspres/