Çfarë debutimi dhe vlerësimi për Dërmakun, media italiane: I vendosi maskën Pandevit!

Një debutim fantastik për Kastriot Dërmakun në përballjen mes Parmës dhe Xhenoas e mbyllur me rezultatin 4-1. Aty ka ardhur edhe debutimi i mbrojtësit të Kombëtares pas dëmtimit të Bruno Alveshit.

Në nivelin më të mirë ishte duke treguar një paraqitje positive. Madje edhe në mediat italiane është vlerësuar shumë, ndërsa sipas “Tuttomercatoëeb” meriton notën 7: “I vendos “maskën mbrojtëse” Pandevit. Bën që të duket vetë në spastrimet dhe duelin ajror, duke qenë absolutisht i pakalueshëm. Del pa mbaruar mirë loja, por duket se nuk ka asgjë serioze”.

Dërmaku ka dalë në minutën e 75 nga fusha e lojës dhe vendin e tij e zuri Pezzella, por shqetësimi është lehtësisht i kalueshëm për mbrojtësin e Kombëtares. /Sport Ekspres/