Çështja Skënderbeu pezull, Adolfo Sormani në CAS nesër

0

Skënderbeu ka apeluar vendimin e UEFA-s, që i ka dënuar korçarët me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe me 1 milion euro gjobë. Beteja në CAS ende nuk është zhvilluar dhe nuk dihet se kur do të ndodhë diçka e tillë.

Në klubin korçar ishin të bindur në mars se do të merrej vendimi, por nuk do të ndodhë diçka e tillë. CAS sot ka publikuar listën e çështjeve që do të zhvillojnë seancën dëgjimore. Përballja mes UEFA-s dhe Skënderbeut nuk figuron deri më 9 prill.

Lista e çështjeve për të cilat CAS ka përcaktuar sencat dëgjimore deri më 9 prill

Kështu në kampin korçar do të duhet të presin të mësojnë se kur do të vihen përballë përfaqësuesve të UEFA-s në CAS. Për Superioren është pozitive kjo gjë, pasi Skënderbeu do të vijojë të garojë deri në fund me shpresën se deri para mbylljes së sezonit të fitojë këtë betë ligjore dhe nga ana tjetër të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

SORMANI – Trajneri italian, i cili ka drejtuar Partizanin në fillim të sezonit 2016-2017, ka punuar tek Club Al Arabi SC në Katar. Ai ka qenë ndihmës i Xhanfranko Zolës, por ka probleme me ish-klubin e tij. Nesër, CAS i ka programuar seancën dëgjimore. Adolfo Sormani, ka qenë pjesë e Club Al Arabi SC në periudhën korrik 2015-qershor 2016.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.