Çështja Pol Pogba, Solskjaer: Agjentët vetëm… flasin!

Pol Pogba është njeriu që ia ka “ngrirë” zemrën gjithë tifozëve të Mançesterit këtë verë. Mesfushori, sipas Mino Raiolës, dëshiron të largohet. Reali i Madridit dhe Juventusi qëndrojnë në “horizont” për yllin francez. Junajtid nuk dëshiron kurrsesi ta lërë yllin e saj të lirë.
Këtë e konfirmon edhe Ole Gunar Solskjaer. Ai shprehet se “Djajtë” nuk kanë në plan ta shesin kampionin e botës. Norvegjezi thotë se nuk ka ardhur asnjë ofertë drejt Junajtid. Në lidhje me fjalët e Raiolës se Pogba dëshiron të largohet, ai u përgjigj se agjentët vetëm flasin dhe se marrëdhëiet me lojtarin janë shumë të mira dhe nuk dyshon te profesionalizmi i tij.

“Agjentët flasin gjatë gjithë kohës. Nuk kemi marrë asnjë ofertë nga asnjë klub. Nuk kemi nevojë të shesim. Pol ka shumë oferta sepse është ndër më të mirët. Më i miri. Ai është profesionist i vërtetë. Kurrë nuk kemi pasur çështje me të. Pol ka një zemër të madhe”, u shpreh Ole.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *