Çështja “Perishiç”, Bepe Marota tregohet i qartë

0

Çështja e Ivan Perishiç është kryefjala e ditës në ambientet e klubit të Interit. Mesfushori kroat prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm nga zikaltrit, teksa së fundmi nuk mori asnjë minutë në sfidën ndaj Torinos.

Lidhur me situatën e mesfushorit, ka folur së fundmi Bepe Marota. Drejtori i zikaltërve, ka pranuar se Perishiç ka dëshirë të largohet dhe do të shqyrtohen ofertat. Gjithashtu, italiani shtoi se kërkojnë ta bëjnë të lumtur lojtarin, por edhe ekipin për sa i përket financave.

“Na duhet të jetojmë me këtë situatë, që shumë klube e kanë në këtë periudhë, ku lojtarë të ndryshëm shprehin dëshirën për t’u transferuar diku tjetër. Ne e dëgjuam lojtarin dhe ai ka një dëshirë.

Duam ta bëjmë të lumtur, por edhe të shohim më të mirën për ne. Deri tani nuk ka mbërritur ndonjë ofertë, kështu që do të presim. Kur një lojtar është i sinqertë dhe na tregon për gjendjen e tij psikologjike dhe se çfarë kërkon, ne gjithmonë do ta dëgjojmë. Pas kësaj, duhen parë dhe financat e klubit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.