Çështja “Nejmar”, edhe presidenti Bartomeu në telashe

0

Transferimi i shumëdiskutuar i yllit brazilian Nejmar nga Santosi tek Barcelona në vitin 2011 është kthyer në një “patate të nxehtë” për klubin spanjoll. Çështja ka shkuar në dyert e gjykatave të Spanjë dhe pritet që në seancën gjyqësore të pas dy ditëve të paraqitet dhe presidenti i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu. Klubi i Barcelonës është përfshirë në një skandal taksash për transferimin e Nejmar nga Santosi. Presidenti i Barcelonës kishte apeluar vendimin e gjykatës për të dëshmuar në gjyq për këtë çështje, por apelimi i tij dhe stafit të tij është hedhur poshtë, kështu që ai do të jetë i detyruar të dalë para trupës gjykuese për t’iu marrë në pyetje për temën e mësipërme.

Lidhja e Bartomeut me Nejmar – Në vitin 2011 kur Nejmar u transferua nga Santosi tek Barcelona, Josep Bartomeu – tashmë president i Barcelonës – ishte zëvendës president i Barcelonës dhe asokohe kishte përgjegjësi për transferimin e yllit brazilian, ndonëse firma e fundit ishte ajo e presidentit të kohës Sandro Rosell. Në nëntor shoqëria Dis që kishte 40% të kartonit të lojtarit në momentin e transferimit nga Santosi kishte kërkuar dënimin me 5 vjet burg për sulmuesin Nejmar dhe prindërit e tij, tetë vjet për presidentin aktual të Barcelonës, Bartomeu dhe po kaq vite për paraardhësin e tij Sandro Rosell. Përtej kësaj, prokuroria kishte kërkuar dhe një dëmshpërblim mes 159 dhe 195 milionë euro nga klubi spanjoll për transferimin e parregullt të Nejmar tek Barça. Shoqëria Dis, që asokohe kishte 40% të kartonit të lojtarit, kishte denoncuar lojtarin dhe klubin spanjoll. Ky fond pretendon se klubi i Barcelonës ka mashtruar për shumën e përgjithshme të transferimit të Nejmarit nga Santosi. Por shumë më e butë ka qenë kërkesa e prokurorisë spanjolle. Ajo ka kërkuar 2 vjet burgim dhe një gjobë prej 10 milionë euro për Nejmarin dhe 5 vjet burg për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Ndërsa për presidentin e Barcelonës, Sandro Riosell prokuroria ka mbyllur çështjen për mungesë provash.   

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here