“Çështja mund të ndiqet në rrugë ligjore”, Dinamo paralajmëron gazetën shqiptare: Sulmoni për të destabilizuar situatën

Klubi i Dinamos ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ka reagur në lidhje me lajmin e publikuar nga gazeta shqiptare “Panorama Sport”. Blutë e kryeqytetit shpjegojnë se grupi qendron i plotë dhe se askush prej lojtarëve apo pjesëtarëve të stafit nuk janë larguar. Sipas dinamovitëve disa prej anëtarëve të ekipit vijojnë të qendrojnë në Itali vetëm për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Më tej klubi shprehet se e gjitha kjo vjen në momentin kur klubi kërkon të ringrihet edhe njëherë në nivelet e së shkuarës, duke u përpjekur kështu që të destabilizohet situata në ambientin e kryeqytetasve. Ndërkohë Dinamo gjithashtu bën me dije se kjo çështje e ngritur mund të përfundojë edhe në dyert e gjykatës. Gjithçka e bën të ditur vetë klubi me anë të një reagimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *