Çështja “Kaçifa” edhe në Serie A, ultrasit shpalosin një banderolë

Grekët nuk e humbin mundësinë të trumbetojnë me të madhe ngjarje të ndryshme. Vrasja e Kostandin Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës solli reagim të ashpër në vendin fqinj. Ai madje u konsiderua një hero.

Së fundmi nderime ka pasur për të edhe në ndeshjen Lacio-Milan në “Olimpiko” të Romës. Emri i Kacifas dhe flamuri i “Vorio-Epirit” të pretenduar nga grekët u shpalosën në stadium. Gjithçka e organizuar nga tifozë grekë të Lacios.

E gjitha ndodhi pikërisht në një ndeshje ku nuk mungojnë shqiptarët, pasi Thomas Strakosha mbron portën e Lacios dhe Igli Tare është drejtor sportiv.

Banderola e hapur në Lacio-Milan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *