“Çështja” Emini, gjithçka mbetet pezull

Sulmuesi Izair Emini akoma nuk është bashkuar me skuadrën e Kukësit dhe nuk ka nënshkruar me asnjë ekip të ri. Lojtari pretendon se kontrata e tij ka mbaruar, ndërsa verilindorët i mëshojnë idesë së futbollisti është nën kontratë. Jemi me 20 gusht dhe merkatoja po mbaron duke bërë që koha të skadojë. Mbarimi i merkatos është mjaft i rrezikshëm për lojtarin, pasi me shumë mundësi do të mbyllte mundësinë për të luajtur për të paktën një vit futbollistik.

Kuksianët janë të bindur në atë që kërkojnë dhe nuk do të tolerojnë aspak tetovarin. Në rast se Emini nuk kthehet nuk do t’i japin letrat. Nga ana tjetër futbollisti vazhdon me kokëfortësinë e tij dhe i mëshon idesë se nuk do të kthehet edhe nëse do t’i duhet të lërë karrierën. Situata është mjaft e vështirë dhe palët nuk kanë pasur kontakt me njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *