Çështja e kontratave të reja, Hila e Belica në pritje

0

Partizani u shpall kampion vjet dhe normalisht pjesës më të madhe të lojtarëve u janë rritur vlerat. Në kampin e kuq kanë gabuar në njëfarë mënyre që nuk kanë nisur procesin e rinovimeve pa u mbyllur kampionati dhe tashme “vrimat” duhen mbyllur me urgjencë.

Egzon Belica është i lirë, por gjatë kësaj periudhe ka qenë me ekipin në fazë përgatitore. Kontratën Partizani ia ka bërë gati me kohë dhe mbetet të shihet nëse mbrojtësit do t’i pëlqejnë kushtet dhe do të nënshkruajë. Ndeshja me Karabakun është në prag dhe duhet gjetur një zgjidhje e shpejtë.

E njëjta situata edhe me Ardit Hilën. Mesfushori nga Elbasani ishte nën kontratë deri më 30 qershor dhe Partizani nuk e ka aktivizuar klauzolën “+1” në kontratë. Afrimi i mesfushorit Rron Broja bën që të ketë dilema për të ardhmen e Hilës te të kuqtë.

Palët pritet të ulen në bisedime dhe të vendosin se çfarë do të ndodhë. Drejtori Olsi Rama duhet të paraqesë ofertën e tij dhe më pas lojtari është ai që vendos. Ose palët mund të kenë edhe një takim sa për të shtrënguar duart dhe për t’u përshëndetur. Sot, ose maksimalisht nesër, vendoset gjithçka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.