Çështja “Baloteli”, presidenti i Nicës befason me këtë sqarim!

0

Mario Baloteli u kthye në çështje te Nica, por tanimë ka dalë vetë presidenti i klubit dhe ka sqaruar gjithçka. Sulmuesi ishte i gatshëm të takohej me ultrasit për të zgjidhur “lëmshin” e bërë, por pas qëndrimit të Zhan-Pjer River, numrit një të klubit, gjërat duken krejtësisht të kuptueshme dhe të kalueshme.

“Është shumë e bezdisshme të mendosh se Mario ka bërë diçka të gabuar, pasi nuk është e vërtetë. Rrallë futemi në këto detaje, por është e nevojshme ta bëjmë sot. Mario gjithmonë më ka thënë: ‘Nëse Nicë do të qëndrojë mes të mirave në Francë, atëherë do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë’.

Në fund të sezonit të parë nënshkruam një kontratë të re 2-vjeçare që skadon në qershor të vitit 2019. Në këtë kontratë ka një element thelbësor që ai të qëndrojë: kualifikimi në kupat e Europës. Në këtë rast ne do të kishim kapacitetet financiare për ta mbajtur Marion në ekip, por që kur nuk ndodhi (Nica e mbylli kampionatin në vendin e tetë), një klauzolë parashikonte një reduktim të ndjeshëm të pagës së tij.

Kështu, në fund të sezonit të kaluar, i shpjeguam situatën dhe i garantuam një rrugëzgjidhje me kushte të përcaktuara qartë. Natyrisht, është normale që Mario të dëgjonte të gjitha oferta që i erdhën në drejtim të tij. Në veçanti një e rëndësishme nga Kina. Pak persona do e refuzonin, por ai më tha menjëherë më tha se prioriteti i tij ishte i vetëm ishte që të luante në një kampionat të një niveli të lartë. Mundësisht donte një ekip që luante në kupat e Europës. Sfida sportive e propozuar nga Marseja, shto edhe aspektin financiar, e intrigoi atë. Pra, me lejen tonë ai foli me ta dhe ishte në klubin e tyre. Kështu bëri edhe me klube të tjera franceze dhe të huaja.

Mungesa e tij në seancat e para të stërvitjes nuk është një mungesë respekti nga ana e tij. Në mendjen e tij nuk ishte më Nica. Po punonte për t’u larguar, plus që ishte i skualifikuar për tre ndeshjet e para. Kur i kërkuam të stërvitej me ekipin, ai kuptoi gjithçka, edhe pse ekzistonte vetëm një mundësi e vogël që të qëndronte me ne.

Kishim një mundësi shumë të vogël ta mbanim, ndaj vendosëm të nxitonim. Të hënën i kemi bërë ofertën tonë, duke i dhënë 24 orë të reflektonte. Pas dy-tri orësh Mario na telefoni duke na thënë se dëshironte të qëndronte te Nica. Ai e la mënjanë aspektin financiar, kuptoi sforcon tonë ekonomike dhe dëgjoi zemrën. Sot i vetmi gabim i tij është se nuk nisi përgatitjet me ekipin, por e përsëris që nuk ishte një mungesë respekti.

Kush thotë se ai qëndroi te Nica sepse nuk kishte alternativa, i them që e ka gabim. Baloteli zgjodhi të qëndronte pavarësisht se nuk luajmë në Europë dhe përkundër ofertave të tjera që ishin më të mira. tani duam t’i japim një rol lideri në ekip.

Njerëzit mund të mos jenë dakord, por të kesh Balotelin në ekip për tre sezone, pa investuar asnjë euro për transferimin e tij, është diçka e pabesueshme. Këtë vit, sa i takon buxhetit, jemi të dhjetit në Ligue 1”, përfundoi Zhan-Pjer River.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.