Çelsi shmang humbjen, Frajburgu i Abrashit fiton bindshëm

Sot janë luajtur shuëm sfida miqësore në të gjithë Europën, madje dhe skuadrat e njohura nuk kanë ngurruar të zbresin në fushë një javë para fillimit të kampionateve. Çelsi zbriti në fushë përballë Borusia M’Gladbah.

Blutë e Londrës po mposhteshin 2-0 në pjesën e parë, por golat nga Abraham dhe Barkli në pjesën e dytë i shmangën humbjen të besuarve të Frenk Lampard. Ndërsa Frajburgu, ka shkatërruar 4-1 ekipin e Kaljarit.

Për skuadrën gjermane, mesfushori Abrashi luajti 90 minuta, madje mbajti dhe shiritin e kapitenit në krah. Një ndeshje shumë e mirë për mesfushorin kuqezi, që duket gati për sezonin e ri.

M’Gladbah – Çelsi  2-2
Plea 13’, Hofman 36’ / Abraham 59’, Barkli 86’

Frajburg – Kaljari  4-1
Holer 15’ 25’, Kosh 27’, Shlotenberk 59’ / Çeri 5’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *