Çelsi shkatërron Hall Sitin, arrin çerekfinalet

0

 

Blutë e Londrës arritën të mposhtin pa shumë probleme modestët e Hall Sitit në “Stamford Bridge”. Të besuarit e Kontes e fituan takimin që në pjesën e parë

Pavarësisht rezultateve jo shumë të mira gjatë javëve të fundit, Çelsi arriti të bënte një ndeshje perfekte kundër Hall Sitit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin e pastër 4-0. Të besuarit e Antonio Kontes dhuruan spektakël në fushën e lojës dhe bënë që diferencat midis dy ekipeve të dukeshin qartë që nga minuta e parë e sfidës.

Ndeshja

Londinezët shënuan shumë shpejt me anë të Uillian. Braziliani ndëshkoi miqtë që në minutën e dytë të takimit, duke i hapur udhë një suksesi të pritshëm të Çelsit. Pavarësisht se e nisën ndeshjen në avantazh, Çelsi nuk arriti dot të gjente shumë hapëira në mbrojtjen mike gjatë minutave në vazhdim. Bluve të Londrës iu deshën të prisnin plot 25’ minuta që të dyfishonin. Këtë herë do të jetë spanjolli Pedro ai që do të shënojë golin e sigurisë për Çelsin. Edhe pse takimi mund të quhej praktikisht i mbyllur, londinezët nuk e hoqën këmbën nga gazi dhe shënuan dhe dy herë të tjera gjatë pjesës së parë. Braziliani Uillian do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretë tëÇelsit në minutën e 32’, duke përfituar mjaft mirë nga një pasim i bukur i francezit Zhiru.

Do të jetë pikërisht sulmuesi shtatlartë ai që do të shënojë golin e katërt për vendasit, duke vendosur dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide. Miqtë bënë shumë pak, për të mos thënë asgjë që të shqetësonin portierin Kabalero. Por Hall Siti kishte mundësinë të shënonte të paktën një gol nderi, por Majler nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë nuk do të kishte shumë rastë, pasi miqtë menduan që të mos pësonin më shumë, ndërsa Konte filloi të aktivizonte në fushën e lojës lojtarë të rinj të ardhur nga akademia.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.