Çelsi reziston për Hazard, Reali kërkon zbulimin e Igli Tares

0

Eden Hazard vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Realit të Madridit. Vetë lojtari ëndërron një transferim në kryeqytetin spanjoll, ndërsa duhet bindur Çelsi. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, klubi anglez ka refuzuar 70 milionë sterlina të Realit për belgun.

Drejtuesit e “Los Blancos” po mendojnë për një tjetër alternativë. Siç raporton katalanasja ”Sport”, Reali pëlqen edhe Felipe Anderson. Braziliani la Lacion në fillim të këtij sezoni për të kaluar tek Uest Hemi në ishull.

25-vjeçari po bën shumë mirë me “Çekiçët”, aty ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 4 asiste. Uest Hemi pagoi 40 milionë euro te bardhekaltrit e Igli Tares, ndërsa mund ta lënë të mirë brazilianin e talentuar për shifrën që është ofruar për Hazard.

Felipe Anderson po zhvillon një sezon shumë të mirë, ka luajtur të gjitha ndeshjet me Uest Hemin dhe ka arritur të gjejë vazhdimësinë e munguar prej tij. Zidan e pëlqen dhe Reali mund të vendosë të investojë te ky lojtar në fund të sezonit.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.