Çelsi prenoton talentin e Monakos

0

Çelsi ka arritur marrëveshjen me talentin e Monakos, Tiemue Bakajoko, sipas gazetarit spanjoll Gijem Balague.

Mesfushori francez ka mahnitur të gjithë këtë sezon, duke shkëlqyer si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve me klubin nga principata, ndaj shumë klube kanë nisur ta vëzhgojnë dhe Çelsi ka nxituar, për të mposhtur konkurencën.

Monako po zhvillon një sezon të pabesueshëm dhe ka një skuadër me mosha mesatare shumë të re, ndaj që tani është e sigurt se do të shesë të paktën 4-5 talente, duke arkëtuar të paktën 40 milionë euro për secilin.

Sipas Balaguesë, i cili punon për Sky Sport në Angli, mesfushori 22-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Çelsin, por ndërkohë klubi londinez duhet të gjejë marrëveshjen edhe me Monakon, që nga ana e vet nuk ka nxitim dhe pret të nisë ankandi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here