Çelsi nxiton, 40 milionë për yllin e Monakos

0

Duket se Çelsi ka arritur marrëveshjen me Monakon për talentin e vet Tiemue Bakajoko.

Ditë më parë ishte gazetari spanjoll Gijem Balague ai që raportonte se klubi anglez kishte gjetur marrëveshjen me lojtarin, ndërsa tani Tuttomercatoweb bën të kryer edhe marrëveshjen mes klubeve.

Mesfushori francez ka mahnitur të gjithë këtë sezon, duke shkëlqyer si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve me klubin nga principata, ndaj shumë klube kanë nisur ta vëzhgojnë dhe Çelsi ka nxituar, për të mposhtur konkurencën.

Monako po zhvillon një sezon të pabesueshëm dhe ka një skuadër me mosha mesatare shumë të re, ndaj që tani është e sigurt se do të shesë të paktën 4-5 talente, duke arkëtuar të paktën 40 milionë euro për secilin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here