Çelsi nuk i ndahet Liverpulit, Siti e Arsenal bëjnë detyrën

Janë mbyllur më shumë se gjysma e sfidave të futbollit te luajtur në ishull. Në javën e pestë të Premier Ligë ekipet e mëdha kanë treguar dhëmbët. Mançester Siti, Çelsi, dhe Arsenal kanë bërë detyrën në sfidat e tyre.
Siti i Guardiolës ka arritur një fitore deri diku të thjeshtë përballë skuadrës së Fulham në shifrat  3-0. Ishte pikërisht i shumë përfoluri Leroi Sane, të cilit i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta për tu zhbllokuar. Për të çuar të qetë në dhomat e zhveshjes ekipin e tij mendoi David Silva në minutën e 21, dhe më pas ishte Sterling ai që mbylli çdo gjë në minutën e 47 për rezultatin përfundimtar 3-0.

Ndërkohë Çelsi i Sarrit vijon serinë perfekte dhe në 5 javë numëron 5 fitore dhe pikë të plota duke qëndruar në krye së bashku me Liverpul. Eden Hazard ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes në një “one man show”, ku shënoi një tregolësh ne fitoren 4-1 ndaj Kardif. Tre golat e belgut dhe një i brazilianit Uillian bën të pavlefshëm avantazhin e përkohshëm të miqve me ane të Bamba.


Nga ana tjetër, Arsenali i Unai Emeri triumfoi në shifrat  1-2 ndaj Njukasëll, në fushën e këtyre të fundit. Një supergol i Granit Xhakës dhe një gol tjetër i Mesut Ozil bejnë trajnerin spanjoll t’i gëzohet fitores se 3-të radhazi dhe të ngjitet në kuotën e 9 pikëve.


Bornmuth ka surprizuar me një fitore të pastër, 4-2 ndaj Leister.
Goli i Uillfred Zaha i ka dhuruar një fitore mjaft të vlefshme Kristal Palas në transfertën ndaj Hadërsfilld.
Për tu mbyllur java e pestë kanë ngelur për tu zhvilluar edhe 3 sfida, ku Mançesteri i Murinjos udhëton drejt surprizës Uotford, si dhe takimet Uolves – Bërnlej dhe Everton – Uest Hem.

Për momentin Premier Ligën e udhëheqin Liverpul dhe Çelsi me pikë të plota, që ndiqen nga Siti me dy pikë më pak dhe Uoftord me 12 pikë, këta të fundit me një ndeshje më pak.

Bornmuth 4-2 Leister
Shënues: Fraser 19’, 37’, King 41’, Smith 81’/ Madison 88’, Albrajton 90’
Çelsi 4-1 Kardif
Shënues: Hazard 37’, 44’ 80’(pen), Uillian 83’ / Bamba 16’
Hadërsfilld 0-1 Kristal Palas
Shënues: Zaha 38’
Mançester Siti 3-0 Fulham
Shënues: Sane 2’, D.Silva 21’ , Sterling 47’
Njukasëll 1-2 Arsenal
Shënues: Klark 90+1’ / Xhaka 49’, Ozil 58’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *