Çelsi nuk i jep shpresë Totenhemit

0

Sauthemptoni është i rrezikshëm, por jo aq sa të shkojë në Londër dhe të rrezikojë t’i heqë titullin Çelsit. Kryesuesit fituan sot 4-2, duke e çuar në 7 pikë diferencën me Totenhemin ndjekës.

Më shumë frymëmarrje për Antonio Konten, i cili u gëzohet tri pikëve tepër të rëndësishme, të ardhura jo pa vështirësi përballë “Shenjtorëve”, që për një pjesë të madhe të lojës luajtën si të barabartë me kryesuesit e Premier Ligës.

Ndeshja është mbyllur vetëm kur Diego Kosta ka shënuar golin e tretë në minutën e 53-të, sepse deri atëherë Sauthemptoni ka qenë në lojë, duke e vënë në vështirësi të mëdha Çelsin nga goditjet standarde. Pastaj goli i katërt vetëm sa i ka dhënë përmasa më të thella suksesit të “Bluve”.

Çelsi e ka nisur menjëherë me gol pas 5 minutash lojë me të zakonshmin Hazard, por Sauthemptoni është përgjigjur me një ish si Romeu (24’). Kahill ka kthyer epërsinë në fundin e pjesës së parë, teksa takimin e ka vulosur Diego Kosta me dy golat e tij, numër 50 dhe 51 për londinezët në Premier. Sa për statistikë goli i Bertrand në minutën e katërt shtesë për “Shenjtorët”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image