Çelsi nuk fal, kalon edhe në derbi

0

Shpresat e Totenhemit dhe Mançester Sitit për ndonjë surprizë në derbin londinez mes Uest Hemit e Çelsit u shuan shpejt, për 50 minuta, aq sa iu deshën Çelsit për të shënuar dy herë, fillimisht me Hazard në minutën e 25-të dhe me Diego Kostën në minutën e 50-të.

Përfundoi 2-1 për Çelsin, po Uest Hemin që shkurtoi në minutën e 92-të me Lanzinin, por realisht rezultati është paksa gënjeshtar. Ndeshja nuk ishte aq e ekuilibruar sa duket nga rezultati dhe Çelsi ishte gjithnjë superior, duke e kontrolluar me qetësi takimin.

Kreu është i sigurt, titulli në horizont dhe tashmë e ka radhën sfida kundër Mançester Sitit në Kupën FA, pas një jave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image