Çelsi në hall të madh, “fajin” e ka… Eden Hazard!

Një çështje mund të krijohet tek ekipi i Çelsit. Shkaku? Numri 10 i lënë i lirë pas largimit të Eden Hazard drejt Real Madrid. Uillian dhe Hudson-Odoi e duan me çdo kusht numrin simbolik dhe as që kanë ndërmend t’i hapin rrugë njëri-tjetrit.

Mediat angleze raportojnë se “Blutë e Londrës” kanë rënë në hall. Ata po bëjnë të pamundurën për të rinovuar me Hudson-Odoin. Sulmuesit 18-vjeçar i përfundon kontrata verën e ardhshme.

Ai ka marrë shumë oferta dhe Çelsi nuk mund ta humbasë me parametra zero. Nga ana tjetër është edhe braziliani me eksperiencën e tij. “Do ta marr unë numrin 10”, u shpreh Uillian para disa ditësh, por të njëjtën dëshirë ka edhe Hudson-Odoi.

Madje veshja e numrit 10 mund të marrë peshë të madhe në firmosjen apo jo të kontratës së re me Çelsin. Përveç rritjes së rrogës, agjenti i anglezit ka kërkuar t’i jepet lojtarit edhe numri 10 i Çelsit që ka rënë në një hall të madh, të cilin duhet ta zgjidhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *