Çelsi mposht Uotfordin, por sa vuajtje për kampionët!

Një zëvendësim i goditur të ndryshon jetën! Kështu mund të thuhet në lidhje me ndeshjen e sotme Çelsi-Uotford, një derbi që rezultoi një makth për Çelsin, edhe pse fitoi 4-2.

Minikriza e javëve të fundit duket se nuk është diçka kalimtare te Çelsi, që ka probleme të mëdha në aspektin mbrojtës. Uotfordi pësoi gol nga Pedro në minutën e 12-të, por reagoi mirë dhe barazoi me Dukure në shtesën e pjesës së parë, para se Pereira të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 50-të.

Rastet për Uotfordin ishin të shumta, por Antonio Konte “peshkoi xholin” në stol, sepse në minutën e 61-të Batshuai u fut në vend të Moratas. Sulmuesi belg barazoi në minutën e 71-të me asist nga Pedro dhe vazhdimi ishte i tëri për Çelsin.

Në minutën e 87-të Azpilikueta gjeti golin e avantazhit dhe në shtesë Batshuai mbylli diskutimet, duke siguruar fitoren që lejon Çelsin të parakalojë pikërisht Uotfordin, por kreu është ende shumë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *