Çelsi mendon pasuesin e Hazard, synohet lojtari i Mançester Junajtid

0

Eden Hazard duket i destinuar për të lënë Çelsin dhe për t’u transferuar në Spanjë, ku Real Madrid e pret krahëhapur. Largimi i Kristiano Ronaldos bëri që “galaktikët” të synonin një lojtar që të mbushte boshllëkun që do të linte largimi i portugezit dhe diçka të tillë besojnë se mund ta bëjë sulmuesi belg.

Blutë e Londrës pritet që të arkëtojnë një shifër stratosferike, mbi 180 milion euro. Në të tilla kushte kanë luksin që të afrojnë një tjetër lojtarë me emër. Në radarët e drejtuesve londinez është Antonio Marsial. Sulmuesi, i cili prej tre sezonesh luan tek Mançester Junajtid, preferohet nga tekniku Sarri. Ai shihet si një alternativë me shumë potencial.

Për shërbimet e Marsial është i interesuar dhe Bajerni i Mynihut. Vlera e 22-vjeçarit aktualisht është 100 milion euro, por Çelsi synon që ta marrë për një shifër më të ulët. Gjithsesi, nuk do të jetë dhe aq e lehtë, pasi dhe “djajtë e kuq” nuk duan ta lëshojnë lehtë lojtarin, i cili u shpall kampion bote pak ditë më parë me Francën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.