Çelsi hedh hapin final drejt titullit, Siti i Guardiolës zhgënjen

0

Plot surpriza dita e sotme në Premier Ligë, sepse kanë gabuar disa nga skuadra e kreut, por jo Çelsi.

“Blutë” luanin në Liverpul ndeshjen më delikate të javëve të mbetura në Premier Ligë, por fituan 3-0, me një paraqitje perfekte, duke i shënuar të gjithë golat në pjesën e dytë. Pedro hapi serinë e golave në minutën e 66-të, një gol me aromë titulli, ndërsa Kahill e Uillian shënuan në minutat 79 e 86, duke vulosur një fitore të madhe, në një fushë shumë të vështirë.

Në letër e kishte shumë më të lehtë Mançester Siti, që vizitonte Midëllsbroun thuajse të rënë nga kategoria, por u ndal te barazimi 2-2, një dështim i madh, aq sa më të zhgënjyer dolën nga fusha vendasit, në avantazh deri 5 minuta para mbylljes.

Negredo kaloi Boron në avantazh në pjesën e parë, por Aguero barazoi me 11-metërsh në minutën e 69-të. Çembërs shënoi sërish për vendasit në minutën e 77-të, por Gabriel Zhezus evitoi disfatën e Sitit, që gjithsesi ka humbur një rast ideal për të parakaluar Liverpulin në vendin e tretë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here