Çelsi e ndjek, ndeshja me Ajaksin do të jetë vendimtare për Zenelin

0

Dy skautë të Çelsit do të udhëtojnë në Amsterdam për të ndjekur ndeshjen mes Ajaksit dhe Herenvenit, më konkretisht për të studiuar sulmuesin e Kosovës, Arbër Zeneli. Flitet shumë për një kalim të 23-vjeçarit te “Blutë” e Londrës, me këta të fundit që mund të paguajnë 5 milionë paundë për shërbimet e tij.

Zenelit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe skuadra londineze është gati ta transferojë në “Stamford Bridge” sulmuesin, i cili është në pritje të ofertave konkrete. Por para se të shpenzojnë një shumë të tillë për Zenelin, do ta ndjekin me interes nw takimin pwrballw gjigantit Ajaks.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.