Çelsi e Konte nuk pajtohen, çështja i drejtohet Gjykatës së Lartë

Çelsi shkarkoi Antonio Konten në fund të sezonit të shkuar, pas rezultateve zhgënjyese të trajnerit italian, por jo vetëm, pasi edhe debatet që italiani pati me sulmuesin Diego Kosta e përkeqësuan edhe më shumë situatën.

Tekniku italian kërkon që paga e tij të shlyhet, pasi në kontratë ai kishte dhe një vit. Kështu, sipas avokatit të Kontes, italianit i takojnë plot 10.5 milionë euro. Çelsi nuk e pranon diçka të tillë dhe tashmë çështja duket se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për të gjetur një zgjidhje.

Kujtojmë, Roman Abramoviç ka shpenzuar plot 82 milionë euro nga viti 2003 dhe deri më tani, duke paguar trajnerët e shkarkuar prej tij. Konte pritet të jetë i radhës në listë, teksa dhe Mauricio Sarri me rezultatet e fundit, pse jo, mund të shkojë drejt asaj rruge…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *