Çelsi e ka seriozisht, do të paguajë për Sarrin

Çelsi e do me çdo kusht trajnerin e Napolit Mauricio Sarri, i cili pëlqehet shumë nga Roman Abramoviç. Pronari i klubit anglez ka pëlqyer shumë lojën e Napolit në sezonet e fundit dhe kërkon që edhe skuadra e tij të luajë në atë mënyrë.

Gazzetta dello Sport shkruan se Blutë kanë nisur bisedimet me agjentin e Sarrit, i cili është gati të transferohet në Londër, aq sa flitet se stafi i Sarrit ka nisur të mësojë anglishten.

Ndërkaq, Napoli nuk pranon ta lërë të lirë, pasi Sarri është nën kontratë, por Çelsi është i gatshem të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh për të liruar trajnerin, i cili në rast transferimi në Angli do të merrte me vete edhe ndonjë lojtar, duke nisur nga qendërmbrojtësi Kulibali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *