Çelsi e Arsenali duel për yllin e Nicës, i befason Fulami

0

Fulami duket se ka fituar garën për blerjen e mesfushorit Zhan-Mikael Seri nga Nica, duke befasuar të gjithë, sepse afrikanin e kërkonin Çelsi e Arsenali.

Mesfushori ka qenë në Londër ditët e fundit, në pritje që të mbyllë transferimin në Angli.

Sky Sport në Itali raporton se Fulami i sapokthyer në Premier Ligë ka arritur marrëveshjen me Nicën për 20 milionë euro (klubi francez e bleu për 1 milion euro para 3 vitesh nga Paços de Ferreira në Portugali).

Seri, 26 vjeç, vjen nga tre sezon fantastike me Nicën, duke u bërë një ndër yjet e kampionatit francez, ndërkohë që verën e shkuar për pak sa nuk e bleu Barcelona, që u tërhoq në fund pasi u preferua Paulinjo nga Guangzhu.

Tashmë mbetet për t’u parë kur do të zyrtarizohet transferimi, sepse ka edhe raportime se Seri nuk e ka me dëshirë të firmosë për Fulamin dhe dëshiron një klub që lufton për trofe.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.