Çelsi blen mesfushorin e Evertonit me “skonto”

Mesfushori i Evertonit Ros Barkli është transferuar tek Çelsi për 15 milionë paund. Mesfushori i kombëtares angleze ka firmosur një kontratë 5,5-vjeçare me kampionët e Anglisë, ndërsa nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, pasi nuk luan prej 7 muajsh për dëmtim dhe një operacion në gusht.

Barkli largohet pas 13 vitesh tek Evertoni (150 ndeshje e 21 gola në Premier Ligë), ndërsa transferimi i tij është i rrethuar me mister, sepse në fund të gushtit Çelsi ofroi 30 milionë paund, por vetë Barkli refuzoi, duke refuzuar edhe ofertën e Evertonit për rinovim të kontratës që i skadonte në verën e vitit 2018.

Kjho bëri që Barkli të transferohet tani te Çelsi, me gjysmë çmimi, lëvizje goxha e dyshimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *