Çelsi, 82 milionë euro për dy yjet e Romës

0

Çelsi është praktikisht kampion i Anglisë dhe tashmë, në pritje të zyrtarizimit, po mendon edhe për të ardhmen.

Trajneri Antonio Konte e ka të qartë se sezonin e ardhshëm do t’i kërkohet sukses edhe në Champions League, ndaj kërkon urgjentisht përforcime cilësore, për një skuadër që këtë sezon pati fatin përqendrohej vetëm te Premier Liga.

Sipas The Sun, klubi londinez është gati të paguajë rreth 82 milionë euro, për t’i rrëmbyer Romës mesfushorin Raxha Naingolan (i vlerësuar rreth 40 milionë euro) dhe qendërmbrojtësin Antonio Rydiger.

I pari është një lojtar i nivelit të lartë, gjithnjë me rendiment të shkëlqyer te Roma, ndaj Konte e kërkon me çdo kusht, ndërsa gjermani është plani B, nëse dështon blerja e qendërmbrojtësit Kulibali nga Napoli.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here