Çela krutan edhe një vit, Ndreu: Do ketë edhe përforcime

Kastrioti po mendon për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit fillimisht zëvendësuan trajnerin Bledar Devolli me një njohje të vjetër, Ramadan Ndreun. Disa nga titullarët janë larguar, por ka edhe nga ata që do të mbeten pjesë e krutanëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Të konfirmuar janë portieri Bruno Puja, Lukman Husein, Sokol Neziri, Armando Rami, Ersil Ymeri, Henri Okebugu, Taulant Marku, Brunild Pepa dhe i fundit mbojtësi Emiliano Çela, njëherësh edhe kapiten në sezonin e kaluar. Këta u rikonfirmuan edhe në takimin e veçantë me trajnerin Ramadan Ndreu, një ditë më parë.

“Nuk do ketë vetëm me rinovime. Së bashku me drejtuesit e klubit kemi menduar edhe për ndërhyrje të tjera në merkato, kryesisht në elementë të veçantë, sepse boshti i Kastriotit është i kompletuar”, deklaroi Ndreu për SportEkspres.com, duke e lënë kështu të hapur merkaton e Kastriotit. Skuadra krutane do të nisë përgatitjet për sezonin e ri në javën e parë të korrikut.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *