Çela: Bylisi “fiton” në gazeta, Lushnja fiton në fushë

0

Arjan Likja

Me atë çka jep kur është prezent në fushën e lojës, kapiteni i verdhjeshilëve, Gentan Çela, ka treguar se vazhdon të ngelet strategu organizues dhe lideri i kësaj Lushnje. Skuadra lagunave, ka “pushtuar” kreun që nga java e dytë e kampionatit deri në pritje të super sfidës që do të luhet ditën e diel me Bylisin në “Roza Haxhiu”, në orën 16:00. Në një intervistë për “Sport Ekpspres”, Çela, shpreh padurimin për të konkretizuar sipas tij me fitore të pa diskutueshme në fushë superioritetin që Lushnja e ka treguar në takimet direkt me Bylisin, por edhe për garën që ka zhvilluar këtë edicion, ku ka vetëm një humbje, çka është një arritje jo e vogël…

Kapiten, pyetja e parë për ju për të shuar edhe kuriozitetin dhe ankthin e ultrasve….I keni munguar Lushnjes në takimet e fundit për arsye dëmtimi. Do të jeni në formacion në krye sfidën e fundjavës ndaj Bylisit.. ?

– Mund t’iu them, se i jam bashkuar stërvitjes me ngarkesë të plotë me grupin që të martën e kësaj jave. Ndihem plotësisht i rikuperuar dhe jam në dispozicion të trajnerit i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Bylisit. Pastaj, nëse do të luaj apo jo, atë nuk e vendos Gentian Çela por trajneri i Lushnjes, Artan Bano.

– Si duket atmosfera në ekipin tuaj në këtë prag ndeshje mjaft të rëndësishme  ku vendosen fatet e një kampionati për të dy ekipet respektive ?

– Mund t’iu them që tek stafi teknik dhe tek të gjithë futbollistët ekziston një moment i shkëlqyer psikologjik, ku besimi për fitore është në kuotat maksimale. Pa dyshim, meritë për këtë psikologji pozitive, ka stafi ynë teknik si dhe kualitetet me mjaft eksperiencë që ka në përbërje formacioni ynë. Trajneri ynë është munduar të na mbajë me “këmbë në tokë” larg zhurmës apo dhe trysnisë mediatike “donkishoteske” dhe kjo ka influencuar mjaft mirë në përgatitjen e mirë tekniko-taktike që i kemi bërë ndeshjes në funksion të kundërshtarit që kemi përballë.

– Cili është vlerësimi juaj për kundërshtarin ?

– Vlerësim objektiv dhe maksimal në sensin pozitiv, për aq sa i takon. Derisa jemi me pikë të barabarta, çdo nënvlerësim që mund të bënim ndaj Bylisit, mund të na penalizojë. Pa dyshim, Lushnja e këtij sezoni qëndron shumë herë më lart se Bylisi, sidomos në aspektin profesional. Mund të them, që Bylisit po i jepet edhe një shans për të treguar veten në një ndeshje të vërtetë me Lushnjen, pasi në përballjet direkt ka dështuar me ne.

– Si kapiten dhe lojtarë me eksperiencë, si e parashikoni krye sfidën e fundjavës që vendos Superligën për të dyja ekipet?!

– Pa dyshim, ne do hymë në fushën e lojës për të realizuar objektivin dhe jo për të eksperimentuar se sa thellë do ta mundim Bylisin. Këtu, kam parasysh ngjitjen në Superligë, kur ne na mjafton edhe një barazim. Është një ndeshje, ku Lushnja duhet të përligj atë superioritet të pa diskutueshëm dhe kryesim me meritë që i ka bërë gjatë gjithë kampionatit grupit tonë. Përfitoj nga rasti t’i përgjigjem parashikuesve mediatik duke iu thënë: “Në gazeta fiton Bylisi, kurse në fushë fiton Lushnja….!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here